Kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se në programin e tij 4 vjeçar do të fokusohet në zhvillimi ekonomik dhe mirëqenien e fëmijëve.
Në vizitën që i bëri Qendrës për Informim të Turizmit, Ramosaj theksoi se do të jetë njëra nga adresat më të frekuentuara të vizitorëve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Postimi i plotë:
Prioriteti im në programin qeverisës në katër vitet e ardhshme, do të jetë prespektiva afatgjate zhvillimore e Komunës së Deçanit!Pra zhvillimi ekonomik dhe mirëqënia e këtyre fëmijëve, që po rriten në këtë vend të bukur, e me potencial të madh, mund të arrihet duke u fokusuar në investime strategjike në turizmin veror e dimëror në bjeshkët e bukura të Komunës së Deçanit!Prandaj, vizitova Qendrën për Informim të Turizmit, e cila së shpejti do të jetë njëra nga adresat më të frekuentuara të vizitorëve vendorë dhe ndërkombëtarë!Deçanin do ta bëjmë “KRYEQYTET TË TURIZMIT” në Kosovë!#PërDeçaninSkaMeUndal.#AAK121
BR