Ramosaj i bindur se Deçanin e fiton “pa balotazh”: AAK i ruan katër komunat, dhe e kthen Junikun

Prishtinë | 21 Sht 2025 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Bashkim Ramosaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës shprehet “i bindur” se Komunën e Deçanit e fitojnë “pa balotazh”.

Për më tepër, Ramosaj pretendon se AAK do t’i ruaj katër komunat ku qeveris që nga 2021, si dhe do të shtojë Junikun.

Mendoj se aleanca i ruan komunat që i ka. Jemi dalë me sloganin ‘dritë për komunat’ pasi ka qenë e asocuar nga organizatat që kanë bërë vlerësimin e punëve nëpër komuna dhe dikush që është edhe ndërkombëtar e ka thënë këtë ‘aty ku Aleanca menaxhon, është dritë për komunat’ dhe është marrë si thënie e tillë.

Mendoj se Gjakova është në nivel krejt tjetër, shumë të lartë, njëjtë Rahoveci, Suhareka, Klina dhe shpresoj që do jemi edhe në dy komuna tjera, në Junik do të rikthehemi si komunë dhe mendoj se do të jemi udhëheqës në Pejë”, ka theksuar ai për Gazeta Blic.

Të ngjashme