Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Decanit, Bashkim Ramosaj ka takuar menaxhues dhe punjonësit e njësisë së Komanisë Regjionale të Ujësjellësit “HidroDrini” në Deçan.
Nga aty, Ramosaj ka bërë të ditur vizionin e tij dhe përkushtimin maksimal që kjo njësi të “pavarësohet” nga Regjioni i Pejës dhe të shëndrrohet në Kompani Komunale.
Ai tha se kanë filluar të gjitha procedurat ligjore e administrative për pavarësimin e kësaj kompanie, duke uruar që të mos kenë pengesa nga Ministrita e linjës së Qeverisë së Kosovës, në mënyrë që, kompetencat menaxhuese dhe vendimmarrëse për këtë kompani, t’i takojnë Komunës së Deçanit.
Postimi i plotë:
Kam vizituar dhe takuar stafin menaxhues dhe punjonësit e njësisë së Komanisë Regjionale të Ujësjellësit “HidroDrini” në Deçan.E kam bërë të qartë mesazhin tim, vizionin tim dhe përkushtimin tim maksimal, që kjo njësi të “pavarësohet” nga Regjioni i Pejës dhe të shëndrrohet në Kompani Komunale. Sepse vetëm kështu mund të ju garantojmë qytetarëve menaxhim efikas dhe shërbime e furnizim të rregullt, cilësorë dhe pa ndërprerje me ujë të pijes, gjithë qytetarëve, në gjithë teritorin e komunës sonë!Është e padrejtë, që përkundër resurseve të mëdha natyrore të ujit të pijes, qytetarët e komunës tonë, të mos kenë furnizim të mjaftueshëm dhe me kualitetin që duhet të ketë uji i pijes, përkundër përkushtimit të komunës së Deçanit!I njoftova që kam filluar të gjitha procedurat ligjore e administrative për pavarësimin e kësaj kompanie, dhe uroj të mos kemi pengesa nga Ministrita e linjës së Qeverisë së Kosovës, në mënyrë që, kompetencat menaxhuese dhe vendimmarrëse për këtë kompani, t’i takojnë Komunës së Deçanit!Do t’i qëndrojmë besnik motos tonë:#PërDeçaninSkaMeUndal.Qytetari në rend të parë!Dhe nuk do të ndalemi deri sa ta realizojmë, që qytetarët të kenë ujë 24 orë në të gjithë teritorin e Deçanit!BR