Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook ka kujtuar kuvendin madhëshor e pajtimit para 32 viteve në Llukë të Epërme.
Ramosaj ka shkruar se kuvend, jo që do mbetet në histori si kuvendi më i madh në historinë tonë kombëtare, por ishte edhe pikë kthese e bashkimit dhe unifikimit të shqiptarëve në luftën për liri e pavarësi.
“Sot, kujtojmë me respekt gjithë protagonistët e këtij kuvendi dhe kësaj lëvizje gjithëkombëtare, të filluar nga rinia studentore e kohës në Lumbardh të Deçanit, për të vazhduar në gjithë teritorin e Kosovës, më në krye atdhetarët dhe veprimtarët e mëdhenj prof.Anton Çeta, prof.Zekria Cana, klerë fetarë, intelektual, atdhetar e veprimtarë tjerë, e që kulmoj në tubimin më të madh që mbanë mend historia shqiptare dhe më gjërë, më 1 maj 1990 tek “VERRAT E LLUKES” në Llukë të Epërme!Sot, nderojmë me respektin më të lartë, gjitha familjet që shtrinë dorën e pajtimit, duke lënë anash ngatërresat, gjakmarrjen e vëlla vrasjen, dhe u bënë bashkë dhe bashkë u vunë në ballë të luftës për liri, e cila u kurorëzua me luftën e lavdishme të UÇK-së, që pasoj me lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë!
Kjo datë dhe kjo ngjarje, na bënë krenar me historinë dhe lavdinë e vendit tonë, të komunës sonë, të bashkëvendasëve tonë dhe akoma më shumë, na bënë krenar me madhështinë e shpirtit dhe zemrës së Kombit tonë.
Nderim dhe respekt i përjetshëm për levizjen gjithëpopullore të pajtimit të gjaqeve dhe Kuvendit historik të “VERRAVE TË LLUKËS”! “