Ramosaj: Me qeverisjen time në Deçan, shëndetësia do të jetë prioritet kryesor

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se shëndetësia ka qenë dhe është prioriteti kryesor i tij.

Ramosaj ka vizituar objektin e QKMF-së, duke shtuar se ka shkuar për të parë nga afër fillimin e punimeve në projektin për ndërtimit të aneksit të QKMF-së “Adem Ukëhaxhaj”, i cili do të jetë në funksion të stafit ndihmës, autoambulancave dhe aseteve të këtij institucioni.

Postimi i plotë:

Shëndetësia ka qenë dhe është prioritet i ynë!Sot, shikova nga afër fillimin e punimeve në projektin për ndërtimin e aneksit të objektit të QKMF-së “Adem Ukëhaxhaj”, i cili do të jetë në funksion të stafit ndihmës, autoambulancave dhe aseteve të këtij institucioni!#PërDeçaninSkaMeUndal.BR

Të ngjashme