Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka dhuruar 200 pako ushqimore dhe higjienike për familjet nevojtare në Komunën e Deçanit.
Kështu ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj teksa ka falënderuar shoqatën.
“Falënderoj përzemërsisht shoqatën për kontributin e jashtëzakonshëm dhe mirënjohës për gjithë bamirësit që kontribuuan në këto ndihma.
Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka dhuruar 200 pako ushqimore dhe higjienike për familjet nevojtare në Komunën e Deçanit”, ka shkruar Ramosaj.