Në Deçan u ndezën qirinj në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që humbën mbrëmë familjarët.
Nga sulmi i mbrëmshëm me armë, mbetën të vrarë nxënësit Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj, si dhe shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se ndezjen e qirinjve e kanë filluar me shokët e Gentës dhe Ledianit, Blendi Mustafaj, Andina Bajramaj, Adnan Zeqiraj dhe Ermelinda Osmonaj.
“Këtij solidariteti ju bashkuan edhe shumë shokë e qytetarë të komunës së Deçanit!”, ka shkruar Ramosaj në facebook.