Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit në zgjedhjet e 12 tetorit, Bashkim Ramosaj, mbajti një tubim në Gllogjan.
Postimi i plotë:
Sonte, bashkë me Gjeneralin Daut Haradinaj, qëndruam në vendlindjen e tij, në Gllogjanin heroik!
Të nderuar e mirënjohës për entuziazmin dhe mbështetjen tuaj të madhe.
Vendi ku u frymëzuan me ideal e shpirt liridashës breza të tërë, vazhdon edhe sot të jetë burim frymëzimi, motivimi e vendosmërie në rrugën tonë të shtetndërtimit dhe të punëve të mira për vendin.
Faleminderit për përkrahjen që po i jepni rrugëtimit tim si kryetar dhe kandidatit për Kuvend Komunal, Mustafë Selmanaj.
Siç kemi qenë, do të jemi bashkë gjithmonë!
Sinqerisht,
I juaji,
Bashkim Ramosaj




