Kandidati për kryetar të AAK-së në Deçan, Bashkim Ramosaj ka takuar të rinjtë e këtij subjekti.
Ramosaj ka shkruar se rinia është forca kryesore që ka Aleanca në Deçan.
Ai shton se AAK-ja ofron hapësirë dhe mundësi për të gjithë gjeneratat e reja, që kanë ullnet dhe gatishmëri për vendin e shoqërinë.
Postimi i plotë:
Rinia ka qënë, është dhe do të jetë padyshim forca kryesore që ka Aleanca në Deçan!
Ndihem shumë i nderuar me përkrahjen e jashtëzakonshme të brezit të ri në këtë proces zgjedhor, si gjithmonë, gjithandej komunës sonë!
Jo rastësisht 2/3 e listës së Aleancës janë të rinjë. Sepse Aleanca gjithmonë ka ofruar dhe ofron hapsirë dhe mundësi për të gjitha ato kuadro e gjenerata të reja, që kanë vullnet, gatishmëri, vizion e ambicje për tu angazhuar dhe për ti kontribuar vendit dhe shoqërisë.
Të tillë do të jemi gjithmonë!
BR