Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shkuar derë më derë, lagje për lagje, në fshatra e qytete të Deçanit, duke takuar, e dëgjuar brengat dhe hallet e secilit qytetar jo vetëm në kohë fushate por edhe çdo ditë të punës së tij.
Madje, Ramosaj tha se do të jetë gjithmonë në shërbim të tyre duke i dëgjuar edhe kërkesat që kanë kundrejt tyre.
Postimi i plotë:
Kemi takuar, biseduar, dëgjuar brengat dhe shqetësimet e qytetarëve gjithmonë, jo vetëm në kohë fushate dhe këtë do ta bëjmë çdo ditë të punës, duke qenë në shërbimin e tyre dhe duke ju përgjigjur kërkesave dhe nevojave të tyre, me të gjitha mundësit dhe kapacitet tona! #PërDeçaninSkaMeUndal. #AAK121