Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është takuar me kryetarin e Federatës Bjeshkatare Alpiniste Arben Lila dhe Shkumbin Spahija nga KADC, ku kanë biseduar shënjezimin e shtigjeve në disa pika në bjeshkët e Deçanit
Postimi i plotë:
Kisha kënaqësinë që së bashku me Drejtoreshën për Ekonomi dhe Zhvillim znj.Fitore Hulaj, të pres në takim kryetarin e Federatës Bjeshkatare Alpiniste z.Arben Lila dhe Shkumbin Spahija nga KADC, më të cilët biseduam për shënjezimin e shtigjeve në disa pika në bjeshkët tona dhe zonat rurale, krijimin e listës me pikat turistike dhe digjitalizimin e këtyre, të gjitha këto do të realizohen në kuadër të projektit ndërkufitar që e ka kjo organizatë.
BR