Kandidati për kryetar të Deçanit nga AAK-ja, Bashkim Ramosaj, ka takuar banorët e fshatrave Gramaqel dhe Jasiq i Ri.
Ramosaj u ka thënë banorëve se do të jenë pranë tyre për çdo kërkesë e cila është në kompetencë të Komunës së Deçanit.
“Entuziazëm e vullnet i madh në Gramaqel, i shprehur sonte nga takimi me banorët e këtij lokaliteti, për fitoren e AAK-së, më 17 tetor. Besimi në vizionin dhe programin politik të AAK-së ka qenë dhe mbetet i palëkundur, jo vetëm në Gramaqel, por gjithandej komunës së Deçanit. Gjithashtu sot, takuam edhe qytetarët e Jasiqit të Ri! Do të jemi pranë tyre për çdo kërkesë e cila është në kompetencë dhe me mundësi të realizimit nga komuna e Deçanit”, ka shkruar ai.