Ramosaj: Të vendosur të krijojmë kushte edhe më të mira për sportistët dhe për zhvillimin e klubeve tona

Prishtinë | 29 Sht 2025 | 20:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Deçanit dhe kandidati i AAK-së edhe për një mandat në zgjedhjet e 12 tetorit, Bashkim Ramosaj, u takua me sportistë të kësaj komune.

Postimi i plotë:
Sonte pata kënaqësinë të jem bashkë me sportistët e Deçanit nga disiplinat e ndryshme, me trajner, me profesorë të nderuar që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në sportin tonë, me veteranët e respektuar të sportit deçanas, si dhe me shumë dashamirë që e mbajnë gjallë këtë rrugëtim të madh.
Me mirënjohje të thellë për kontributin e secilit prej jush ndër vite, mbesim të vendosur të krijojmë kushte edhe më të mira për të rinjtë tanë sportistë dhe për zhvillimin e klubeve tona.
Pa dyshim që sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të vlerave tona dhe dëshmi se me punë e përkushtim, çdo synim është i arritshëm.
Faleminderit që na bëni krenarë çdo ditë! 💙

FLASIMmePUNË #AAK174 ✅

Të ngjashme