Kryetari i komunsë së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se kanë nisur punimet për ndërtimin e pendës së ujitjes në fshatin Vranoc i Vogël.
“Sot së bashku me bashkëpunëtor ishim në fshatin Vranoc i Vogël për të filluar punimet në ndërtimin e pendës akumuluese për ujitje të pronave bujqësore”.
“Premtimi i dhënë për këta banorë, tashmë do të shëndërrohet në realitet. Fillimin e këtyre punimeve e konsiderojë si një nismë të mbarë; që banorëve të këtij lokaliteti t’ua mundësojmë ujitjen e tokave duke e rritur edhe zhvillimin e bujqësisë në këtë lokalitet”.