Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se sot bashkë me Drejtorinë e Arsimit të kësaj komune kanë ndarë mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar nga 7 marsi i vitit 2021 deri sot.
“7 Marsi është burim frymëzimi për edukimin e popullit gjeneratë pas gjenerate dhe i tillë do të mbetet gjithmonë, sepse janë pikërisht shkollat tona ato që nxorrën dijetarë, mësues e luftëtarë të lirisë.
Urime 7 Marsi mësues, urime dita juaj. Ju që i jepni dritë, frymë e shpirt kombit”, ka shkruar Ramosaj në facebook.