Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka anuluar pjesëmarrjen në festimet për Ditën e Pavarësisë në Vlorë, për t’u kthyer në Kosovë.
Kjo është bërë për shkak se Haradinaj ka në agjendë për sot në ora 17:00 një takim me zëvendësndihmës-sekretaren e Mbrojtjes së ShBA-së, Laura Cooper, kanë konfirmuar për Ekonomia Online zyrtarë të Zyrës së Kryeministrit.
Haradinaj bashkë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, kanë kryesuar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, mbajtur në Korçë. Me këtë rast janë nënshkruar dhe 12 marrëveshje ndërqeveritare.
Në manifestimet në Vlorë është paralajmëruar të marrë pjesë presidenti Hashim Thaçi.
Thaçi, një ditë më parë, ka pritur në takim zyrtaren e lartë të Pentagonit. Temë e bisedës ka qenë transformimi i FSK-së në ushtri.