Ramush Haradinaj: Besoj që sot është dita e kthesës, Aleanca i ka qëndrimet e qëndrueshme

Prishtinë | 19 Nën 2025 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Glauk Konjufca si mandatar i dytë për kryeministër duhet të kërkoj falje që i vonoi qytetarët edhe për dy javë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se sot është dita e kthesës.

“Besoj që sot është dita e kthesës dhe nga sot fillon me numëru koha ndryshu, dhe jam optimist se zgjidhja do të jenë zgjedhjet dhe nuk duhet të humbasim kohë. U kërkoj falje qytetarëve të vendit, e sidomos atyre që janë prekë më shumë. Kemi qenë çdoherë në kërkim të zgjidhjes në kohë por ka qenë e pamundur  të arrihet një zgjidhje e duhur pa ata që kishin fituar një shumicë më të madhe të votave”, theksoi Haradinaj teksa u përgjigj edhe në atë nëse dikush nga AAK do ta votojë Konjufcën e pa çka tha se Aleanca i ka të qëndrueshme qëndrimet e veta.

Të ngjashme