Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka uruar Bedri Hamzën që u zgjedh në krye të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ai i ka ofruar bashkëpunimin në emër të Aleancës dhe të tij, e që është në interes të qytetarëve dhe të mirën e Kosovës.
Postimi i Haradinaj:
I nderuar z. Bedri Hamza,
Ju uroj për zgjedhjen si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës!
Ju uroj suksese në mandatin tuaj dhe ju ofroj bashkëpunim, në emër të Aleancës dhe timin, për interesat e qytetarëve dhe të mirën e Kosovës.
Me respekt,
Ramush Haradinaj