Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas ftesës që Haxhi Shala e mori nga Gjykata Speciale.
Haradinaj ka thënë se Shala ende është në pritje të drejtësisë për familjarët e tij që u vranë mizorisht nga forcat serbe.
Por, ai është shprehur i bindur se Haxhi Shala do ta kalojë edhe këtë sfidë siç e ka cilësuar ai.
Postimi i plotë i Ramush Haradinajt në Facebook:
Haxhi Shala u kthye nga mërgimi në përgjigjje të thirrjes së Atdheut.
Angazhimi i tij në funksion të lirisë, paqes, shtetit ligjor e mirëqenies së qytetarëve është për tu marrë shembull. Haxhiu ende është në pritje të drejtësisë për familjarët e tij, që u vranë mizorisht nga forcat serbe.
Thirrja që iu bë nga Gjykata Speciale, pikërisht në përvjetorin e bashkëluftëtarëve të tij të afërt, është një sfidë që ai do e kalojë ashtu siç i ka kaluar të gjitha sfidat e tjera gjatë jetës së tij.