Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Hardinaj, ka thirrur për nesër mbledhjen e Qeverisë.
Mbledhja që do të fillojë në orën 14:00, do të ketë disa pika të rendit të ditës, në mesin e tyre do të diskutohet edhe për emërimin e anëtarëve të bordit të autoritetit civil.
Mbledhja e Qeverisë në largim do të mbahet një javë pasi që kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i të parit të Qeverisë.
Neni 95, pika 5, i Kushtetutës, thotë se me dorëheqjen e kryeministrit, Qeveria që udhëheq ai ose ajo, rrëzohet e tëra.
Dje Haradinaj u intervistua në Hagë në cilësinë e të dyshuarit. I njëjti bëri të ditur se ka vendosur që të mbrohet në heshtje.