Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thirrur në një takim në objektin e Kuvendit të Kosovës kryetarët e partive politike me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për formimin e qeverisë së re nën udhëheqjen e LDK-së, raporton Ekonomia Online.
I pari që ka ardhur është parë kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili ka qenë i shoqëruar me sekretarin e përgjithshëm, Besnik Tahirin dhe këshilltarin e tij Selim Selimi.
LDK njoftoi më herët se Avdullah Hoti ka marrë mbështetjen e Kryesisë së kësaj partie si mandatar për kryeministër të Qeverisë së re, që pritet të formohet pas rrëzimit të Qeverisë Kurti me shumicën e deputetëve në Kuvend.