Dorëheqje më 2005, dorëheqje më 2019.
Është ky Ramush Haradinaj i cili për të dytën herë lë postin e kryeministrit të vendit – pothuajse për të njëjtën arsye atëbotë dhe sot, njofton Klan Kosova.
Më 2005 i kishte ardhur një ftesë nga Tribunali i Hagës dhe tash një ftesë nga Gjykata Speciale – në të dy herët si i dyshuar për krime të mundshme gjatë luftës së fundit në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Haradinaj atë kohë për dorëheqjen e kishte njoftuar Ibrahim Rugovën, presidentin historik.
8 mars 2005
Sot ka vepruar ndryshe, dorëheqjen e bëri para kabinetit qeveritar, dhe për atë se njoftoi presidentin Hashim Thaçi.
19.07.2019
Ndonëse nuk e njoftoi presidentin, atë e përmendi kur foli për zgjedhjet e parakohshme. Tha se atij i mbetët ta caktojë datën e zgjedhjeve – nëse veç do të ketë.
Thaçi reagoi menjëherë, duke thënë se do të veprojë bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore.
“Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij”, tha ai në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë”.