Rifat Latifi është emëruar sot ministër i ri i Shëndetësisë.
Lidhur me këtë, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj e ka përshëndetur këtë vendim të kryeministrit Albin Kurti.
“Përshëndes emërimin e kirurgut të njohur Dr. Rifat Latifi në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë. I uroj sukses në fuqizimin e shëndetësisë në Kosovë dhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.