Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e ish-kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Boja.
“Pikëlluar nga lajmi për vdekjen e ish-kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Rexhep Boja. Boja kishte udhëhequr BIK-un në rrethana shumë të rënda për Kosovën, në vitet e përpjekjeve tona për lirinë e Atdheut, vite të rënda edhe për institucionet fetare”.
“Pas çlirimit ai u angazhua në edukim por edhe në diplomaci, ku përfaqësoi denjësisht Republikën e Kosovës si ambasador në Arabinë Saudite”.
“Me këtë rast ngushëlloj familjen Boja, Myftiun Tërnava, miqtë, familjarët, studentët dhe mbarë komunitetin mysliman. Shpirti i tij u prehtë në Parajsë!”, shkruan Haradinaj në Facebook.