Pjesëtarë të familjes Rugova kanë qëndruar në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Një fotografi nga kjo vizitë, Haradinaj e ka postuar në faqen e tij në Facebook. Aty shihen dy djemtë e ish-presidentit me bashkëshortet e tyre, por jo edhe e bija e ish-presidentit Ibrahim Rugova, deputetja e LDK-së, Teuta Rugova.
“Bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë me familjen Rugova, i vendosur në kohëra të vështira për vendin, ka vazhduar deri në ditët e sotme”, ka shkruar shefi i Qeverisë.
“Familjet emblematike do të mbështeten në mënyrë institucionale dhe në vazhdimësi, sepse në këtë mënyrë nderojmë Republikën e Kosovës”, ka theksuar Haradinaj.