Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka refuzuar ekstradimin për në Serbi me kërkesë të këtij shteti, pasi është pyetur për këtë nga kryetari i trupit gjykues.
Haradinaj ka thënë përsëri se ky rast është kryekëput politik.
Seanca në gjykatën në Colmar të Francës ende po vazhdon.
Kryetari i AAK-së është arrestuar më katër janar, në aeroportin e Basel-it, me një fletëarrest të Serbisë të lëshuar në Interpol nga viti 2004