Ministrja e Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj Stublla, ka thënë se kryetari i subjektit që ajo i takon nuk ka hequr dorë nga dëshira për president.
Më herët ishte bërë e ditur se AAK do të futet në zgjedhje me Haradinajn si kandidat për kryeministër, por Stublla tha se ai ende nuk e ka lënë dëshirën e tij për të qenë president i Kosovës.
“AAK demanton burimet e mediave që kinse Ramush Haradinaj ka heqë dorë nga kandidatura për President. AAK konfirmon qartë se synon udhëheqjen e Kosovës përmes Ramush Haradinajt si President i ardhshëm e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo.
Haradinaj kishte bërë të ditur kandidaturën e tij për president të vendit para disa javëve.