Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Haradinaj në rrjetin social Facebook ku ka publikuar disa fotografi të takimit të tyre.
“Besëlidhja e Lezhës frymëzim për ecjen tonë përpara. Bisedë e sinqertë me Presidentin Meta për temat e interesit kombëtar” , ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.