Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është takuar me mjeshtrin e karatesë të përmasave botërore, kampionin Enver Idrizi.
Haradinaj postoi një fotografi me Idrizin në rrjete sociale, duke thënë se ai na ka bërë krenarë në çdo paraqitje.
“Mëngjesin e sotëm, me mjeshtrin e madh të karatesë te përmasave botërore, kampionin Enver Idrizi, që në çdo paraqitje na ka bërë krenarë”, ka shkruar Kryeministri.