Kandidati për President nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në lidhje me kandidimin e tij për President.
Ai ka thënë se nuk kanë hequr dorë nga kandidatura dhe ka theksuar se nëse Lëvizja Vetëvendosje kërkon kandidaturën e tyre ata do të pranojnë.
“Nëse Vetëvendosje kërkon kandidaturën time dhe përkrahjen time, ne pranojmë. Ne nuk dëshirojmë të gjitha pushtetet në një dorë, nuk dëshirojmë me i’a dhënë pushtetin blanko dikujt dhe pastaj me i ra pishman” tha Haradinaj në RTV 21.