Analisti Ramush Tahiri duke folur për formimin e institucioneve ka thënë se presidenti i vendit Hashim Thaçi është vonuar për thirrjen e seancës konstituive.
Ai në RTK ka komentuar edhe për refuzimet e partive politike që mund t’ia bëjnë Thaçit duke shtuar se nëse kjo ndodh, Thaçi nuk do të ketë më kohë që ta thërras edhe një mbledhje dhe në këtë mënyrë mund të caktohet edhe data e seancës.
“Është mirë që Presidenti ta cakton datën dhe kjo datë mbledhje të jetë në pajtim me partitë politike”, është shprehur ai.
Presidenti Thaçi të hënën ua ka nisur ftesat partive politike për një takim konsultativ mes tyre në ndërtesën e Kuvendit.
Koalicioni LAA dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e kanë bërë publik qëndrimin e tyre, duke shtuar se janë duke e shqyrtuar ftesën e Thaçit.