Raport: iPhone 8 vjen me ekranin OLED

Prishtinë | 01 Nën 2016 | 09:13 | Nga

Apple është duke shijuar suksesin e iPhone 7 ndërkohë një lajm i ri sjell të dhëna mbi iPhone 8, që do të debutojë në treg vitin e ardhshëm.

Sipas thashethemeve të fundit, iPhone 8 do të dallojë nga paraardhësi i tij me teknologji të re të ekranit.

Së paku, kështu ka deklaruar drejtori i gjigantit elektronik Sharp. Duke folur para një audience studentësh, Tai Jeng-wu ka deklaruar se iPhone 8 do të përdor teknologjinë OLED të ekranit, shkruan Techradar.

Sharp së fundmi është blerë nga Foxconn, partneri kryesor i Apple në Azi për prodhim. Në këtë mënyrë, duket se Sharp do të jetë prodhuesi i ri i Apple sa i përket ekraneve.

Ekranet OLED kanë kontrast më të mirë të ngjyrave dhe përdoren tashmë në Apple Watch dhe në telefonat Galaxy të Samsung.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme