Marrëdhëniet e mira midis Shqipërisë dhe Serbisë vetëm sa i ndihmojnë Republikës së Kosovës, por assesi nuk e dëmtojnë atë.
Kështu ka vlerësuar politologu Ramush Tahiri, i cili në një intervistë, dhënë gazetës “Zëri”, ka thënë se Kosova nuk mund të humbasë asgjë nga takimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Sipas tij, shteti serb çdoherë tenton që çështjen e Kosovës ta zgjidhë me Shqipërinë, pasi që, siç thotë ai, nuk i llogarit si të barabarta.
“Serbia nuk po ka pasoja për qëndrimin e saj ndaj politikës së Kosovës. Nëse ajo nuk ka pasoja, ajo mund të flasë çka të dojë”, ka deklaruar ai për “Zërin”. Tahiri ka folur edhe për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, për arrestimin e nënkolonelit Nehat Thaçi, për bojkotin e Listës Serbe ndaj institucioneve të shtetit të Kosovës e për çështje të tjera.