Në këto 10 vjet si shtet, Kosova ka dëshmuar se është e qëndrueshme ekonomikisht. Ndërsa në 10 vitet e ardhshme, duhet ta forcojmë prodhimtarinë vendëse.
Kështu ka thënë Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në hapje të forumin ekonomik “10-vjetori i pavarësisë ekonomike të Kosovës”, raporton Ekonomia Online.
“Këto 10 vjet, Kosova ka dëshmuar që është e qëndrueshme ekonomikisht. Në 10 vitet e ardhshme duhet të jemi të gatshëm të forcojmë prodhimtarinë vendore”, tha Rukiqi.
Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka thënë se ekonomia mes Kosovës dhe Shqipërisë po fuqizohet.
“Jam i lumtur që tregu midis Shqipërisë dhe Kosovës po fuqizohet. Vitin e kaluar Kosova ka rritur eksportin drejt Shqipërisë. Kjo tregon për rritjen e bashkëpunimit”.
“Festa e pavarësisë është gurthemel për arritjet e ardhshme”, tha Minxhozi.