Raportet financiare të fushatës do t’i hetojnë 10 auditorë

Prishtinë | 19 Jan 2018 | 12:10 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është aprovuar kërkesa që të iniciohen procedurat për përzgjedhjen e 10 auditorëve për auditimin e raporteve financiare të fushatës së partive politike për vitin që shkoi në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike.

Në kërkesë, komisioni i bëri thirrje Kryesisë së Kuvendit që ta autorizojë administratën e tij për nisjen e procedurave të përzgjedhjes të 10 auditorëve ligjorë.

Kryetari i komisionit, Driton Selmanaj, tha se do të shpallen procedurat e tenderimit për përzgjedhjen 10 auditorëve për auditimin e raporteve financiare të subjekteve politike.

“Është aprovuar kërkesa ne komision për ti kërkuar kryesisë së kuvendit që ta autorizon administratën e kuvendit për inicimin e procedurave për përzgjedhjen e 10 auditorëve ligjor për audititimin e raporteve financiare dhe atyre të deklarimit financiar të fushatës së subjekteve politike për viti. 2017. Kjo ishte kërkesa e komisionit”, tha ai.

Këta auditorë do të auditojnë raportet financiare dhe deklarimet financiare gjatë fushatave të subjekteve politike për vitin 2017.

 

Të ngjashme