Raporti: Hakerët e Koresë Veriore vodhën gati 400 milionë dollarë kriptovaluta

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Hakerët e Koresë Veriore kanë vjedhur gati 400 milionë dollarë asete digjitale në të paktën shtatë sulme ndaj platformave të kriptovalutave vitin e kaluar, sipas një raporti.

Kompania për analiza, “Chainalysis”, tha se viti 2021 ishte një ndër më të suksesshmit për kriminelët kibernetikë në shtetin e izoluar aziatik. Cak i sulmeve ishin kryesisht kompanitë investuese dhe shkëmbimet e centralizuara. Koreja Veriore vazhdimisht ka mohuar se është përfshirë në sulme të hakerëve.

“Nga viti 2020 deri më 2021, numri i sulmeve të hakerëve, të lidhura me Korenë Veriore, u shtuan nga katër në shtatë dhe vlera e nxjerrë nga këto sulme është rritur për 40 për qind”, thuhet në raportin e kompanisë “Chainalysis”.

Shumë ekspertë rekomandojnë që sasitë e mëdha të kriptovalutave, që nuk janë të nevojshme përditë, të vendosen në të ashtuquajturat “kuleta të ftohta”, të cilat nuk janë të lidhura me rrjetin e gjerë të internetit, shkruan BBC.

Kompania analizuese tha se, me gjasë, shumë nga sulmet e vitit të kaluar ishin të lidhura me të ashtuquajturin “Grupi Lazarus”, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara. Besohet se ky grup është i kontrolluar nga byroja për inteligjencë e Koresë Veriore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme