Raporti i Parlamentit Evropian i miratuar dy ditë më parë mbërriti edhe në Kuvendin e Shqipërisë.
Demokratët kur ende nuk kishte nisur seanca kërkuan ndryshimin e rendit të ditës për të debatuar lidhur me vendimmarrjen e komisionit të jashtë të PE.
Prezantimi i bërë nga Gazment Bardhi, u hodh poshtë nga Taulant Balla i cili kërkoi mirëkuptimin e tyre që debati të bëhet javën e ardhshme, kur edhe të ketë kaluar të gjitha hallkat në Parlamentin Evropian.
Fjala e Ballës u kthye në vepër, ku kartonët e socialistëve u ngritën kundër kërkesës së opozitës.
Me rrëzimin e kërkesës u rikthye edhe paqja në Kuvend, por vetëm për pak kohë.
Qetësia u thye kur në sallë mbërriti Sali Berisha. Kryetari i Partisë Demokratike nga foltorja e Kuvendit riktheu debatin për raportin e PE, ku njësoj si Gazment Bardhit, përgjigjen e mori nga Balla.
Seanca e kësaj të enjte prodhoi edhe debate për shkak të refuzimit të interpleancave nga shumica, ku më kryesorja duhej të ishte ajo me kryeministrin shqiptar, Edi Rama./A2Cnn