Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim në të cilin raportojnë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ajo e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, është i mbyllur për media, raporton Ekonomia Online.
Mediet janë lejuar të marrin pamje në fillim të mbledhjes, ndërsa pas përfundimit të saj, siç njoftohet, do të ketë deklarime.