Lauren Hewitt ka qenë duke raportuar në një lagje të Norwich të Anglisë, për mbindërtimet e shumta kur i ka ndodhur një e papritur.
Gazetarja është mbuluara nga uji i papastër, që i është hedhur sipër nga një veturë që ka kaluar me shpejtësi nëpër një pellg.
Ajo ka filluar të qeshë, por duke menduar se gjithçka përfundoi, këtë veprim e bëri edhe një makinë tjetër, kësaj radhe me një sasi edhe më të madhe.
“Po më rrjedh uji nga shpina, jam lagur e tëra”, dëgjohet duke thënë Hewitt lidhur me rastin.
Mirëpo, filmimin që mund ta shihni më poshtë, ajo e ka postuar në Twitter ku ka marrë shumë pëlqime dhe është shpërndarë disa herë.
https://www.youtube.com/watch?v=C-tqheVnaTU