Raportohet dhunë në familje dhe dëmtim prone në Pejë

Prishtinë | 18 Pri 2024 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë rreth orës 23:00 në Pejë është raportuar dhunë në familje dhe dëmtim prone.

Policia ka njoftuar se pas pranimit të informatës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimat kosovarë, të cilët kanë deklaruar se, i dyshuari i ka sulmuar fizikisht, dhe pastaj është larguar në drejtim të panjohur.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimat kosovarë, të cilët kanë deklaruar se, i dyshuari i ka sulmuar fizikisht, dhe pastaj është larguar në drejtim të panjohur. Viktimat janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit janë liruar, ndërsa i dyshuari është ne kërkim policor. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti ne procedure hetimore”, njofton policia.  

Të ngjashme