Raportohet i zhdukur një i mitur në Gjilan

Prishtinë | 04 Jan 2026 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Një i mitur është raportuar i zhdukur në Gjilan.

Sipas Policisë, babai ka njoftuar se djali i tij i mitur është larguar nga shtëpia dhe se aktualisht nuk dihet vendndodhja e tij.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe se po ndërmerren veprimet e nevojshme për gjetjen e të miturit.

“Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan 02.01.2026-14:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se djali i tij i mitur mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Të ngjashme