Rusia nuk do japë asnjë informacion sa i përket armëve nukleare që planifikon t’i drejtojë në territorin e Bellarusisë, e citoi agjencia e lajmeve Interfax zv.ministrin Sergei Ryabkov të premten.
Ryabkov poashtu tha se Rusia nuk ka plane të informojë SHBAnë për testimet e fuqisë së dronave të vetë nuklearë, sepse nuk ishin pjesë e marrëveshjeve të verifikimit, njofton agjencia e lajmeve TASS.
Këto lajme vijnë pasi zyrtarët rajonalë ukrainas thanë se të paktën tre persona kishin mbetur të vdekur në sulmin rus në jug të Ukrainës të martën, përfshirë dy që kishin vdekur pasi që një kompani autobusësh ishte vënë në flakë bë qytetin e Khersonit.
Oleksandr Prokudin, guernatori i rajonit të Khersonit, tha se dy burra të moshës 55 dhe 43 vjeç u vranë nga zjarri i targetuar të cilin ai e quajti “si një sulm tjetër terrorist rus”. Edhe njerëz të tjerë janë lënduar tha ai në një postim nëpërmjet Telegramit.