Raportohet për të vdekur pas një sulmit në një universitet në Pragë

| 21 Dhj 2023 | 16:19 | Nga

Policia në Pragë të Republikës Çeke është duke raportuar për të shtëna me armë të zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit.

Në bazë të informacioneve fillestare, ka të vdekur dhe të plagosur në vend të ngjarjes.

Policia ka thënë se e ka vrarë sulmuesin dhe e gjithë ndërtesa është duke u evakuuar.

Policia u ka kërkuar banorëve të Pragës që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Autoritetet e kanë mbyllur gjithë sheshin Jan Palah ku është ndërtesa e fakultetit, dhe zonën përreth.

Universiteti i Karlit është në qendër të Pragës, rreth 500 metra prej Urës historike të Karlit – atraksioni kryesor për turistët.

Të ngjashme