Raportohet se disa të rinj nga Suhareka kanë përdhosur flamurin kombëtar

Prishtinë | 24 Kor 2025 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Janë publikuar disa pamje ku shihet një i ri duke e shqyer flamurin kombëtar.

Pas kësaj, një veturë shkel flamurin, teksa në prapavijë dëgjohen thirrje nga më të ndryshmet.

Nga pamjet dëgjohet që dikush në gjuhën shqipe i kërkon ta ndalojë atë veprim, kurse të tjerë e motivojnë.

Sipas portalit Indeksonline, thuhet se personat në fjalë janë nga Suhareka.

Ky incident nuk dihet se kur dhe ku ka ndodhur saktësisht.

Klankosova.tv nuk ka mundur të verifikojë vërtetësinë e kësaj videoje deri në momentin e publikimit, por do të tentojë të marrë informacione zyrtare për këtë rast.

Të ngjashme