Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka fituar edhe një mandat tjetër në shtëpinë e madhe të Bashkimit Europian.
Tanja Fajon, ka arritur të rizgjedhet edhe për pesë vjetët e ardhshme si eurodeputete në Parlamentin Europian, njofton Klan Kosova.
Ajo ka marrë shumicën e votave nga Social Demokratët. Deri në 53.472 votues votuan për të.
Në bazë të rezultateve Tanjo Fajon do të jetë pjesë e legjislaturës së deputetëve të Parlamentit Europian.
Për dallim nga Kosova, Shqipëria do të ketë një raportues të ri në Parlamentin Europian, njofton Klan Kosova.