Futbollisti kosovar, Milot Rashica, ka pasur dy paraqitje në skuadrën gjermane, Werder Bremen.
Mirëpo Rashica, kërkon paraqitje më të shpeshta derisa vazhdon të punojë shumë në vetvete.
“Unë ende nuk e kam treguar atë që mund ta bëj, mirëpo deri tani kam shkuar shumë mirë”, ka thënë futbollisti kosovar.
Milot Reshica ka thënë se menaxheri i klubit, Florian Kohfeldt, ka besim në të, shkruan Butenunbinnen.
“Unë e di se ai ka besim tek unë dhe më sheh si një lojtarë që mund ta ndihmojë klubin. Ne kemi raporte të mira dhe flasim me njëri-tjetrin shumë mirë”, ka thënë Reshica.