Rashica: Liga e Kombeve do ta vendosë fatin tonë

Prishtinë | 17 Nën 2019 | 20:35 | Nga Ekonomia Online

Kosova u mposht nga Anglia me rezultatin final 0:4, duel ky në kuadër të Kualifikimeve për Euro 2020.

Djelmoshat tanë nuk arritën të bëjnë asgjë në këtë takim, pasi dihet kishin një përballje të vështirë kundër një super-Anglie.

Pas ndeshje foli edhe Milot Rashica, i cili tha se ata u mundua të bëjnë më të mirën dhe shpreson që Liga e Kombeve do të jetë një mundësi e dytë për ta.

“Ne mundësit i kena pas që me u kualifiku, por kundërshtaret kanë qenë të fortë. Unë dua ti falënderoj të gjithë tifozët që na kanë përkrah si ne humbje ashtu edhe në fitore”, tha fillimisht Rashica.

“Besoj që në mars do të japim më të mirën nga vetja, sepse kem çfarë të japim në Ligën e Kombeve, atje shkojna me qëllim me për tu kualifikuar”, tha ai.

Të ngjashme