Futbollisti kosovar ka fituar më së shumti vota nga tifozët pas paraqitjes mbresëlënëse në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë për Werder Bremenin, të cilin e dërgoi në gjysmëfinale të DFB Pokal
Milot Rashica po bëhet gjithnjë e më i çmueshëm për Werder Bremenin, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti kosovar është zgjedhur futbollisti më i mirë i çerekfinales së Kupës së Gjermanisë.
Vushtrriasi shkëlqeu në ndeshje me Schalken, ku realizoi gol spektakolar në fitoren 2:0, për ta dërguar ekipin e tij në gjysmëfinale të DFB Pokal.
Për këtë, anësori kosovar i fitoi 55,2 për qind nga 16 mijë votat për çmimin “Mr. DFB Pokal”, ndërsa në pozitën e dytë përfundoi Pierre-Michel Lasogga i Hamburgut me (35,86 për qind).
I treti ishte sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski (5,97), kurse futbollisti i Augsburgut, Marco Richter ishte i treti (2,97 Prozent).
Rashica është pjesë e Werderit nga janari i vitit 2018, ku ishte transferuar nga skuadra holandeze, Vitesse Arnheim.
Ai kishte hasur në vështirësi në fillim për t’u ambientuar në ekipin nga Bundesliga, por këtë sezon është i jashtëzakonshëm.
Rashica ka shënuar 9 gola në 29 ndeshje për Werderin.
Ai ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2022.
Nga viti 2016 i ka zhvilluar 20 ndeshje me Përfaqësuesen e Kosovës.
Goli i tij i parë në Bundesliga ishte ai i 12 marsit 2018 në fitoren 3:1 të Werderit ndaj Kolnit.