Milot Rashica është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme me Werder Bremenin në kampionatin gjerman.
Ylli i Kosovës ka arritur të realizojë 10 gola këtë sezon, teksa ka dhënë dhe 3 asiste.Rashica në radarin e Bayernit.
Paraqitja fantastike e Rashicës ka zgjuar interesin e shumë klubeve në merkato, teksa së fundmi prestigjiozja britanike Daily Mirror, raporton se 22-vjeçari është piketuar nga gjiganti gjerman, Bayern Munich.
Për futbollistin nga Vushtrria kanë shfaqur interes dhe anglezët e Crystal Palace, teksa pritet një merkato e nxehtë këtë sezon.
Kujtojmë që në ndeshjen e para pak ditësh në Kupën e Gjermanisë ndaj Bayernit, Rashica, arriti të shënonte dhe të japë asist në vetëm 2 minuta.