Mesfushori-sulmues i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është ‘mbret’ për asistime te skuadra e Vitesses në Holandë.
Rashica pas javës së 17-të në elitën e futbollit prinë me asiste te skuadra e Vitesses, me pesë të tilla.
Rashica për dallim nga edicioni i kaluar, kur realizoi shtatë gola, ende nuk e ka gjetur golin në Kampionat, por një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për Kupë.
Vitesse ndodhet e teta në tabelë me 23 pikë të grumbulluara.